Bamir Topi zbulon politikanin që fshihet pas vendimeve të Lulzim Bashës: Po kënaq orekset e qeverisë

Ish-presidenti Bamir Topi foli për Partinë Demokratike, duke thënë se PD sot ka kryetar de jure Lulzim Bashën, ndërsa kryetari de facto është ish kryeministri Sali Berisha.

“Nuk merrem personalisht me zotin Basha, por nuk shoh opozitë për një premisë për të qenë në pushtet. Edhe tek Reforma Zgjedhore, opozita po kënaq orekset e maxhorancës. Opozita bëhet me maxhorancën, në kohën që ka vjedhje votash. Basha thotë se jemi për maxhoritar për lista të hapura, kurse nesër del Berisha e thotë nuk e ndryshojmë sistemin e përfundimisht PD nuk bën asgjë. PD nuk drejtohet nga kryetari de jure, por kryetari de facto. Këtu nuk ka alternativë. Demokracia ka nevojë për të rilindur”, tha Topi për News24.

Shiko tv shqip

Related Posts