Barcelona gjendet në mëshirën gjermane! Mund të eliminohet sot nga grupet e Champions League, a do ta kursejë Bayern Munchen?

Barcelona rrezikon seriozisht që të eliminohet nga faza e grupeve e Champions League. Katalanasit kanë vetëm dy pikë më tepër se Benfika, por ndeshja e fundit nuk ka të njëjtin koeficent vështirësi. Spanjollët do të ndeshet në transfertë kundër Bayern Munchen. Barcelona gjendet ende në krizën e rezultateve dhe vetëm rezultati positiv mund ta kualifikojë më tej.

Ndërkohë nga krahu tjetër Benfika i llogarit tre pikët e sigurta, pasi do të pres në shtëpi rivalin më të lehtë në letër, Dinamon e Kievit. A do ta kursejë Bayern Munchen një rival si Barcelona? Në fakt, gjermanët nuk njihen shumë për mëshirën e tyre… /Sport Ekspres/

 

 

Shiko tv shqip

Related Posts