Basha flet më në fund për zgjedhje të parakohshme

Në një takim me dyer të mbyllura mes tij dhe kryetarët e partive në rrethe, lideri i demokratëve Lulzim Basha ka folur për zgjedhje të parakohshme, madje duke i thënë vartësve të tij se do duhet të bëhen gati.

Basha është shprehur se duhet të nisin përgatitjet për zgjedhjet duke ngritur shtabet elektorale dhe politike kudo në vend.

“Pranë Partisë Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne mënyrë piramidale ne te gjithë vendin. Puna do te përqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetaret, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektorale pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”, ka thënë Basha para demokratëve.

Më tutje kryedemokrati është shprehur se vendi është në krizë shumëplanëshe dhe se është detyra e PD-së dhe opozitës që të angazhohen për të qenë pranë qytetarëve.

“Vendi është në një krize të thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozitës është te angazhohet seriozisht për te qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rruge perspektivës europine të Shqipërisë. Opozita ka dhëne propozimet e veta për zgjidhjen e krizës ne vend, qe kalon përmes zgjedhjeve te njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, ka thënë kreu i PD-së.

Shiko tv shqip

Related Posts