Basha: Mbështesim kërkesat e drejta të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, qeveria t’i marrë në konsideratë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur ditën e sotme drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku u diskutua mbi shqetësimet që prekin turizmin në këtë kohë pandemie si edhe mbështetjen e pakët nga qeveria Rama. Ku deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.

Kryetari Basha tha ndër të tjera se ‘Ne i mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe i kërkojmë qeverisë ti marrë ato në konsideratë sa më parë’

Ndërkohë që i ka paraqitur qeverisë 5 pika të cilat duhet ti ndërrmarrë menjëherë në konsideratë për të shpëtuar këtë sector.

‘Sot prita drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Presidenti i shoqatës Enver Mehmeti, Kryetar i Sektorit të Hoteleve Zak Topuzi dhe Kryetari i Sektorit te Agjensive Turistike Sokol Hoxha më shprehën shqetësimin e thellë për krizën dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit. Sektori i turizmit ka aktualisht të punësuar 93 000 persona dhe në rrjetin zinxhir të tij pothuajse 200 000 të tjerë, çka e bën edhe më jetike ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë në mbështetje të turizmit.

Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.

Veç humbjeve të muajve të karantinës, shumica e prenotimeve për sezonin e ri janë anulluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Ne i mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe i kërkojmë qeverisë ti marrë ato në konsideratë sa më parë:

1.Të garantohet ndihma financiare me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.

2.Të jepet subvencionim i plotë dhe në kohë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore.

3.Të sigurohet likuiditeti përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

4.Të anullohen/shtyhen detyrimet tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht si në kohë “normale”.

5.Të bashkëpunohet ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera fqinje, për të garantuar flukse të ndërsjellta turistësh dhe shtuar mundësitë për turizmin shqiptar.’

Shiko tv shqip

Related Posts