Basha ul tonet: Kërkojmë të bashkëpunojmë më PS-në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se ka vendosur që të zbusë situatën mes tij dhe Ramës, duke e ftuar në një bashkëpunim pas rënies së tij nga pushteti.

I ftuar në emisionin “360 gradë” Basha u shpreh se “kërkesa e tyre është që bashkë me PS-në të zgjidhim krizë politike institucionele të vendit”.

“Çdo situatë me Ramën në krye është e paqëndrueshme. Prandaj largimi i tij është vetëm çështje kohe. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi një palë tjetër politike në tavolinë që është PS. Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë.

Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut. Kjo nuk është një betejë që i ndanë shqiptarët, por që i bashkon shqiptarët. Ajo që kërkojmë është edhe në përputhje me kërkesat e socialistëve të thjeshtë. Populli vendos kë sjell në pushtet dhe kë largon”, u shpreh Basha. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts