Bashës i vjen një tjetër shuplakë nga FRPD: Njerëzit në PD janë anëtarësuar për Berishën, jo për ty

Anëtari i Kryesisë së FRPD-së Ermir Gjeta, ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-se. Ai ka theksuar se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën ka qenë personal i Bashës, të cilin e ka marrë pa e pyetur anëtarësinë. Gjithashtu anëtari i Kryesisë së FRPD, ka deklaruar se ky vendim mund të sjellë përçarje në parti.

Deklarata e Gjetës:

“Vendimi për përjashtimin e Berishës ishte i gabuar. Duhej të merrej dhe të respektohej mendimi dhe vendimi i çdo anëtari në Partinë Demokratike. Vendimi çon PD-në drejt përçarjes, kjo sepse Sali Berisha ka qenë personi, pse shumica janë anëtarësuar në PD. Vendimi është i njëanshëm e nuk është pyetur shumica.

Nëse nuk ka referendum që të merret vendimi i anëtarësisë, mund të bëjë që PD të shkojë drejt përçarjes. Ne kemi bërë kërkesë që të merret mendimi i çdo anëtari të FRPD. Mbi 2 të tretat kanë firmosur me emrin e vet për kërkesën dhe kërkesa jonë është dërguar në PD dhe i është dërguar mediave.

Ne duam që të ngrihet instancë, që ta përcaktojë nëse vendimi është apo jo i drejtë, vendimi të mos merret nga një individ, qoftë ky kryetari i partisë. Ne duam që të pyetet anëtarësia” deklaroi Gjeta.

Shiko tv shqip

Related Posts