I bën spektakël policisë me Benz-in, 18 vjeçari përfundon në pranga

Një 18 vjecar, ka përfunduar në prangat e Policisë pasi në rrugën ”At Kristo Negovani”, duke drejtuar mjetin tip ”Benz” nuk i është bindur urdhërit të patrullës së Policisë Rrugore për të ndaluar.

Shtetasi i lartëpërmendur ka goditur çiklomotorin e drejtuar prej shtetasit Kastriot.M.

Policia ka arrestuar edhe vetë shtetasin Kastriot.M, pasi rezultoi se drejtonte çiklomotorin i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme proceduriale. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment