Bëri simbolin e shqiponjës para mediave, serbët “sulmojnë” Anxhela Persiterin: Skandal, një provokim i turpshëm

Anxhela Peristeri pritet që ditën e nesërme të ngjitet në skenën e “Eurovizion 2021” më këngën “Karma” për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht në festivalin më të rëndësishëm.

Ajo prej ditësh së bashku me ekipin e saj po qëndron në Roterdam dhe po merr pjesë në intervista të ndryshme ku po tregon dhe njëherë rëndësinë dhe vlerat e mëdha që kemi, ndonëse jemi një vend shumë i vogël.

Në një dalje për mediat, Anxhela bëri me duar shqiponjën dykrenare, veprim i cili nuk është pritur mirë nga serbët, të cilët menjëherë kanë filluar të sulmojnë. Media serbe “Novosti” ka shkruajtur një artikull në lidhje me këtë veprim të Anxhelës, duke e cilësuar si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediave serbe.

Kujtojmë se Anxhela ka bërë të gjitha mediat të flasin me të me prezantimin dinjitoz që po bën. Mediat e huaja ditën e djeshme e ngritën Anxhelën në piedestal pasi sipas tyre ajo ishte personi që bëri “boom”, si këngëtarja e veshur më mirë gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Roterdam.

Shiko tv shqip

Related Posts