“Berisha dhe ata që do të vijnë pas tij do të ndëshkohen në këtë mënyrë”, Fatos Klosi paralajmëron zhvillimet e bujshme në politikën shqiptare pas urdhrit të Biden

Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi komentoi sot urdhrin për shtimin e Shqipërisë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria personave të korruptuar. Sipas tij ky është vazhdim i urdhrit për shpalljen ‘non grata ‘ të Sali Berishës.

Klosi tha në emisionin ‘Repolitix’, se Berisha por dhe emrat e tjerë që do të vijnë më pas këtij urdhri, është një paralajmërim i SHBA-së për këto të pandëshkueshëm dhe që ka lidhje me korrupsionin.

“Ata po thonë se situata në Ballkan me korrupsionin cenon sigurinë e rajonit por dhe të SHBA dhe futja e Shqipërisë në këtë listë është vazhdim i asaj që u vendos për Berishën ‘non grata’. E filluan me Berishën, por do të jenë edhe të tjerë. Ky urdhër e prek Berishën pasi ka qenë shumë i rëndësishëm në këtë vend dhe është akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe pengesë të demokracisë. Edhe Berisha dhe ata të tjerët që do të vijnë më mbrapa janë paralajmëruar se SHBA do i ndëshkojmë në këtë mënyrë. Problemet e Ballkanit sot nuk janë të thjeshta, rajoni është shumë problematik, pasi këtu shfaqen më së shumë përplasjet mes dy sistemeve mes perëndimit dhe asaj ruse e kineze.”, u shpreh Klosi.

Shiko tv shqip

Related Posts