Berisha: Fatos Nano kur është esëll flet saktë, t’ia njohim këtë meritë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se gjatë 8 viteve janë manipuluar proceset zgjedhore nga PS.

Nga Kuçova, Berisha kujtoi kohën kur PS drejtohej nga Fatos Nano, për të cilin tha me ironi se “kur është esëll flet saktë”.

Lideri historik i PD tha se Nano u votua për në krye të PS, gjë e cila forconte pluralizmin politik.

“Më e rënda është fakti që ne humbëm votën këto 8 vite, ne nuk votojmë, ose ne votojmë dhe siç thoshte Stalini i numëron partia, kështu ndodhi dhe në votat e 2021. Partia e cila kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon, pavarësisht se ai kur është esëll flet saktë, duhet t’ia njohim këtë meritë, e shfrytëzon dhe Edi Rama. Ai bërë një gjë të madhe dhe për vendin, nga partia e njëshit që nuk zbriste nga ’41 deri në fund. Ai zbriti u kthye në anëtar të thjesht dhe u vu në krye me votë të anëtarëve”,-tha Berisha

Shiko tv shqip

Related Posts