Berisha shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: Mos ndërhyni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër dhe drejtpërdrejtë me ndërkombëtarët. Në nj deklaratë për gazetarët, nga selia e PD-së Berisha i cilësoi qesharake reagimet e ndërkombëtarëve, sipas të cilëve pas 30 qershorit kush kundërshton rezultatin e zgjedhjeve të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Këta thonë ta pushkatojmë këtë njëherë pastaj ta çojmë në gjyq”, tha ish kryeministri. Sipas tij OSBE/ OHDIR nuk duhet të kishte monitoruar këtë zgjedhje të paligjshme dhe monopartiake.

“Shqiptarët kanë shumë të meta dhe defekte, por një gjë e kanë, që absolutisht kurrë sapunin për djath nuk e hanë. Ata që u thonë shqiptarëve që të gjykojë Gjykata Kushtetuese pasi është varrosur i dënuari, ata bëjnë një propozim qesharak.”

Po ashtu i drejtpërdrejtë ka qenë dhe për deklarata e ndërkombëtarëve që krimet zgjedhore duhet të hetohen nga drejtësia.

“Cila mafie në botë heton veten. Unë nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar s’do ishte kurrë kjo situatë. Që ajo pseudo reformë e Soros që do t’i jepte Ramës të gjitha pushteteve, që bëri drejtësinë në narko-drejtësi. Mafia nuk heton veten e vete. Shqiptarëve mos iu sugjerojnë gjëra galante, sikur këtu është një vend me një demokraci, këtu është një vend më të gjitha pushtetet e kapura. Kë do hetojë, opozita e pengoi hetimin? Nuk ngushëllohen shqiptarët me deklaratat të tilla, mos ndërhyni në gjëra që përpiqen të mbrojnë indirekt në çdo kusht palën e mafies në këtë vend”, tha Berisha.

Shiko tv shqip

Related Posts