Berisha thirrje demokratëve: O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak çaste më parë një video nga një tubim i shumë viteve më parë, në atë që duket të jetë një mesazh drejetuar kreut të PD-së, Basha.

Ndërsa flet para një turme të madhe mbështetësish, këta të fundit këndojnë vargje nga kënga patriotike ‘O trima luftëtarë’ e Thanas Floqit.

Gjëja tjetër që bie në sy është se ai shoqërohet në podium nga ish-zyrtarë të PD-së, që sot janë të larguar mes të cilëve dallohet Jozefina Topalli, një kritike e ashpër e kryedemokratit Basha prej shumë vitesh.

“Se mjaft në robëri O e mjera nënë Shqipëri O djem rrëmbeni pushkën e Ja vdekje, Ja liri!”­ – janë disa nga vargjet që dëgjohen të këndohet në video.

Ai tha se ky është një pazar i ndyrë e i fëlliqur mes Bashës e kryeministrit Rama. Po kështu Berisha ka theksuar se do nisë turin në bazë për të rrëzuar atë që e quan një vendim nul nga ana e Bashës.

Berisha ka thënë se vendimi është thikë pas shpine për PD-në e demokratët në mbarë vendin, është një goditje e rëndë për partinë dhe është marrë duke shkelur statutin e saj.

Shiko tv shqip

Related Posts