BESA e Kasamit: Kongresi i sotëm, një grumbull i shoqatave

Pas kongresit të BESËS ku u zgjodh kryetar Afrim Gashi, ka reaguar BESA e Bilall Kasamit duke e quajtur atë se në Tetovë janë mbledhur një grup shoqatash dhe nuk ka të bëje me Lëvizjen BESA:

“Për hir të korrektësisë ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes BESA informojmë se një tubim i sotëm i paraqitur si kongres partie nuk ka të bëje asgjë me Lëvizjen BESA dhe strukturën e saj legjitime dhe legale. Ai tubim më shumë i ngjante një kongresi të shoqatave të cilat janë nën të njëjtën kupole dhe që menaxhohen nga dy-tre persona të cilat sot duheshte mes vete të zgjedhin se kush do jetë i pari më i dëgjueshëm mes tyre.

Mjafton të shihet fotografia e përgjithshme, se kush nga të ftuarit ishte në reshtin e parë dhe kush rrinte në prapavijë, lirisht mund të konstatohet se ai grup janë thjesht një grumbull i shoqatave që dirigjohen vetëm nga një qendër e cila s’ka të bëjë jo vetëm me BESËN por as me shqiptarët.

Kongresi i Lëvizjes BESA është një dhe ai mbahet më 24.02.2018 në Shkup. Pasi që tani shumica edhe e njerëzve të manipuluar u vërtetuan se grupi tjetër qëllimin e ka pasur vetëm të kenë personin që dirigjohet nga jashtë në krye të tyre ne i ftojmë të gjithë që të rreshtohen aty ky vazhdon ideja dhe ideali i Lëvizjes BESA, pra në Kongresin e parë që do mbahet më 24 shkurt”, thuhet në njoftimin e BESËS së Kasamit

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment