Blendi Fevziu i bën pyetjen provokuese, Gazment Bardhi del papritur kundër Lulzim Bashës: Nuk jam dakord që…(REPLIKAT)

Gjatë debatit të brendshëm në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ky i fundit ka deklaruar pak kohë më parë se ka 99.5% të votave të anëtarësisë.

Por nuk mendon kështu Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili i ftuar në emisionin Opinion u shpreh se deklarata e Lulzim Bashës ishte bërë për t’ju përgjigjur pretendimeve të palës tjetër.

Blendi Fevziu: Je dhe ti dakord siç deklaron dhe Lulzim Basha që Basha, ju dhe mbështetësit e tij keni 99.5% të Partisë Demokratike?

Gazment Bardhi: Jo nuk jam dakord. Por sigurisht që dhe ju e kuptoni që ajo deklaratë e kryetarit të partisë ka qenë deklaratë për t’iu përgjigjur një kakofonie shifrash që thuheshin nga mëngjesi deri në darkë. Kryetari i partisë është votëbesuar nga anëtarët e partisë jo më larg se 6 muaj më parë nëse s’gaboj me më shumë se 80% të votave.

Shiko tv shqip

Related Posts