Bleona Qereti nuk i lë vend imagjinatës me këto foto

Bleona Qereti di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në çdo festë, klip apo dalje publike me zgjedhjen e veshjes që bën.

Pas festës së çmimeve Oscars në LA, këtë herë këngëtarja shqiptare ndodhet në Paris, me siguri për të ndjekur nga afër ndonjë sfilatë me rastin e Javës së Modës në kryeqytetin e Francës.

Por Bleona dukej sikur kishte zbritur nga pasarelat në fotot e publikuara në Instagram, ku shfaqet me një kostum të tejdukshëm që nuk i lë vend imagjinatës sonë.

Edhe pse e fotografuar nga larg, mund të shohësh gjithçka në veshjen e tejdukshme.

Bleona Qereti po bëhet gati të publikojë projektin e saj më të ri që do të vijë në 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan iconstyle.

Pak ditë më parë dolën edhe pamjet nga klipi, ku këngëtarja dukej një Bòmbë e vërtetë.

Shiko tv shqip

Related Posts