Bllokohet Greqia, punëtorët braktisin punën dhe nisin protesta masive, ja çfarë ka ndodhur

Në Greqi kanë nisur protestat masive nga punëtorët e sektorit publik dhe privat, për shkak se janë kundër projekt-ligjit të punës të paraqitur në Parlament nga Kostis Hatzidakis.

Mediat greke, duke cituar projekt- ligjin, shkruajnë se do nevelohen të drejtat e punëtorëve, në mënyrë efektive të shfuqizojë rregullin tetë-orësh, të lehtësojë pushimet nga puna dhe të kufizojë të drejtën për grevë.

Mësohet se protestat do mbahen në Athinë, Selanik dhe Heraklion, Kretë. Thirrja e PAME është planifikuar për në 10 në mëngjes në Propylaea të Universitetit, ndërsa GSEE, ADEDY dhe Qendra e Punës e Athinës ftojnë punëtorët në Sheshin Klafthmonos në 11. Të PENEN do të zhvillohet në 10:30 në Chafteia. Protestimi në Selanik është planifikuar për në 11, jashtë zyrave të Qendrës së Punës të qytetit.

Po ashtu, shkruajnë mediat greke, pjesëmarrja në grevë e të gjithë nëpunësve civilë, si dhe federatat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, zyrtarëve të gjykatave dhe mësuesve do të thotë që sot nuk do të ketë shërbime publike, të tilla si zyrat e taksave, komunat dhe të tjerët, ndërsa personeli i sigurisë do të operojë në spitale, Qendrat Shëndetësore dhe EKAB. Në sektorin privat, ndër të tjera, llogaritarët, farmacistët, ndërtuesit, zejtarët, punëtorët e guroreve dhe të tjerët do të bëjnë grevë. Sindikatat e gazetarëve gjithashtu kanë njoftuar një grevë, nga ora 05:30 e mëngjesit dhe për 24 orë.

Anijet janë të ankoruara që nga nata e kaluar dhe pas apelimit të detarëve, kur greva e sindikatave të detarëve u konsiderua e paligjshme nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pireut. Sidoqoftë, sindikatat këmbëngulin se ata nuk do të respektojnë vendimin e gjykatës dhe do të vazhdojnë normalisht me mobilizimin e tyre 24-orësh. Mobilizimi i 13 sindikatave të sektorit do të përfundojë sot në mesnatë.

Shiko tv shqip

Related Posts