Bonaparti: Me burrat e mi flas shqip, me gratë frëngjisht

Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi.

Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi ta linte Rusinë.

Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez.

Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror.

Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez.

Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj.

Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron.

Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.

Cila është origjina e këtij burri të madh?

Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.

– Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.

2 – Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.

3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali. Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë. Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.

Shiko tv shqip

Related Posts