Broja është lideri i ri i Premier Ligës, vetëm një zbulim i Mançester Junajtid rivalizon me shqiptarin

Armando Broja nuk ka të ndalur këtë sezon. Sulmuesi po mahnit të gjithë me paraqitjet e tij saqë e shikon veten mes talenteve më premtues të futbollit evropian. Me golin ndaj Kristal Palas Broja arrin një rekord të veçantë.

Faqja e specializuar për “Opta” ka nxjerrë një statistikë mjaft të veçantë për Brojën. Sulmuesi kuqezi ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar këtë sezon në Premier Ligë. Asnjë lojtarë nën moshën 20 vjeç nuk ka shënuar kaq shumë. Vetëm talenti i Mançester Junajtid ka shënuar sa ai.

Një tjetër provë e talentit të tij është se Armando ka shënuar më shumë gola se Lukaku, Verner dhe Havertz këtë sezon.

Shiko tv shqip

Related Posts