“By*lëpirje për përfitime personale”, deputeti kërkon dorëheqjen e Vasilika Hysi dhe merr vendimin e papritur gjatë seancës parlamentare

Deputeti i opozitës së re parlamentare Kostaq Papa është larguar nga grupimi demokrat pasi ka kërkuar sot dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi, të cilën e akuzoi për censurim të fjalës së tij, të paktën në 3 raste. Papa akuzoi për pseudodemokraci grupimin demokrat dhe tha se për përfitime personale duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit me fasadë.

“E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythëlëpirje”, deklaroi Papa.

Kostaq Papa është një prej deputetëve të opozitës parlamentare, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Shiko tv shqip

Related Posts