Çfarë do të ndodhë nëse shkarkohet Ilir Meta? Nano zbulon skenarin e presidentit: Kjo është një lëvizje e gabuar

Shkarkimin e presidentit Ilir Meta, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si lëvizje politike të gabuar edhe pse sipas tij ai ka shkelur kushtetutën dhe meriton shkakrkim.

Nano tha se shkarkimi mund ta rikthente Metën në qendër të vëmendjes, por sërish LSI është e pambijetueshme.

Mustafa Nano në studion e lajmeve të MCN TV

Nano, me shumë nxitim, diktuar dhe nga afatet kushtetuese, mazhoranca nisi sot hapat ligjorë me qëllim shkarkimin e Presidentit Meta. Përgjegjës kreu i shtetit bëhet edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. A mendoni se ka realisht shkaqe ligjore për ta larguar Presidentin nga detyra?

Nano: Besoj që praktikisht ka arsye për ta shkarkuar pasi ka bërë thirrje për rebelime, për marrje sfurqesh. Ai ka qenë i rreshtuar politikisht. Ai ka qenë opozitari më i madhe dhe protagonisti i betejës opozitare. Mund ta shkarkojnë, do ndezin pak situatën dhe do risjellin në qendër të vëmendjes Ilir Metën që për mua i takon arkivave të historisë. Për mua është lëvizje e gabuar, ai e meriton, por për mua nuk është gjëja e duhur. Anëtarët e GJK do vendosin shkarkimin e tij sepse ai ka shkelur kushtetutën, por e shoh si lëvizje të gabuar politike, për të bërë reflektorët të kthehen mbi të. Ai mund të rifaktorizohet, por unë e shoh LSI-në si jo të mbijetueshme.

Shiko tv shqip

Related Posts