Çfarë do të ndodhte me Shqipërinë nëse do bashkoheshim me Jugosllavinë? E zbulon konspriacionisti Alfred Cako

Konspriacionisti Alfred Cako, tha se nëse Jugosllavia do të na pushtonte, do të mund të kishim mundësi të dilnim me të gjithë trojet tona, kur ajo u shpërbë.

“Shqipëria ka shpëtuar pas Luftës së Dytë Botërore, kur Jugosllavia do e merrte Shqipërinë në vitin 1947-1948, ku ata vendosën të fusnin ushtrinë në vitin 1948-të, ka qenë një rastësi fatlume. Fatlume e quaj sepse u prish Tito me Stalinin dhe ky i fundit urdhëroi Enver Hoxhën dhe it ha që rruga për në Moskë nuk kalon nga Beogradi, por kalon direkt Tiranë Moskë, më pas ai urdhëroi Titon që të largohej.

Mund ta quaj dhe fatkeqe, sepse ndoshta po të ishim në Jugosllavi, do të ishim vendi i dytë pas serbëve, ose ndoshta i barabartë me to në numër. Tani që Jugosllavia u prish mund të dilnim me të gjithë territoret tona si një shtet i pavarur”, tha Cako për Top Channel.

Shiko tv shqip

Related Posts