Çfarë ndodhi sot në Himarë?! Pushuesi nga Kosova thotë se u dhunua nga truproja i Ramës pasi thirri “tradhtar”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Himarë të Vlorës dhe për shkak të zjarreve të mëdha që kanë shkrumbuar atje shumë hektarë tokë e kullota.

Shumë qytetarë e kanë pritur me duartrokitje, e të tjerë me thirrje “Rama ik”. Mes qytetarëve të irrituar që ndoshta bëjnë fajtor kryeministrin për mosreagim të shpejtë ndaj situatës, ishte dhe një shtetas nga Kosova dhe me banim në Zyrih të Zvicrës, por që ishte si pushues në Himarë.

Ai ka shprehur revoltën e tij lidhur me “mini-shengenin” i quajtur “Open-Balkan”. Ai ka bërtitur “Rama tradhëtar i Kosovës”. Ai ka thënë për mediat se pas thirrjes së tij, një nga truprojat e kryeministrit e ka dhunuar.

“I bindur se në Shqipërinë demokratike respektohet vullneti dhe fjala e lirë, kam brohoritur; “Qe tradhtari i Kosovës!”. E bëra në shenjë revolte kundër marrveshjeve së nënshkruar me Alekandër Vuçiç, pa përfillur krimet serbe në Kosovë. Por, papritur ka reaguar me dhunë truproja e Edi Ramës, duke më goditur fizikisht në praninë e qytetarëve dhe në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes sime zvicerane”, deklaroi i revoltuar, Bekim Rashiti nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë, i cili prej shumë dekadash jeton dhe punon në Zyrih të Zvicrës.

Kundër kësaj sjellje antiligjore dhe kësaj arrogance të hapur nga shpura e Ramës, Bekim Rashiti, paralajmëron padi në gjykatën e Tiranës.

Shiko tv shqip

Related Posts