Çfarë po fshihet nga Ministria e Shëndetësisë? Shpërthen gazetari i njohur Skendaj dhe bën deklaratën tronditëse

Ministria e Shëndetësië ka ngritur edhe një herë tjetër alarmin për përhapjen e pandemisë në vendin tonë, ku vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 34 rastet pozitive me Covid-19.

Në lidhje me këto testime, gazetari i njohur, Erion Skëndaj ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të ministrisë dhe komitetit të ekspertëve, për pamjaftueshmërinë e testeve të bëra për të ndaluar përhapjen e virusit.

Skëndaj e konsideron këtë numër një gënjeshtër të madhe, pasi sipas tij ka disa herë më shumë raste se aq. Për më tepër gazetari i njohur thekson se ka prova, se si familjarë të të sëmurëve kanë qenë në ambientet e spitalit dhe nuk janë testuar për virusin.

Postimi i Erion Skëndaj:

“Sot jane raportuar zyrtarisht 34 raste te reja me covid 19. Nderkohe MSH nxitoi te qetesoje popullaten se te semuret jane asiptomatik, pra qe nuk kane shenja te semundjes. Nje genjeshter e madhe qe vertetohet lehtesisht si e tille. E para, vete MSH, permes grupit task force te ngritur, perfshire kryeministrin, ka lajmeruar vazhdimisht permes daljeve publike pa fund, me cdo mjet e forme te komunikimit publik, se po ndjek me perpikmeri protokollet e OBSH per kryerjen e testeve vetem per rastet qe paraqesin simptoma, (ethe, temperature, kolle, diarre, veshtiresi ne frymemarrje, etj). Madje kete keshille qe vete OBSH e hodhi poshte po vete ne fund te marsit, qeveria ne Shqiperi vazhdon ta ndjeke me fanatizem te pashoq si kunderpeshe te thirrjeve te opozites se duhen shume ne teper teste, marre shembull nga Italia, Franca, Koreja, SHBA, Gjermania, Spanja, etj.

Pra Minstria e Shendetsise po pergenjeshtron ato qe vete thote nga mengjesi ne darke. E dyta, si gazetar, une dhe koleget e mi qe kemi ndjekur nga afer situaten ne vijen e pare, kemi intervistuar dhe pyetur shume familjare te rrethit te pare te te semureve me covid 19, para Infektivit, qe pohojne se nuk ju eshte bere analiza PCR, (tamponi). Madje keta te fundit kane levizur lirisht ne popullate pavaresisht rrezikut te madh se mund te ishin bartes pa simptoma, (behet fjale per te aferm te rrethit me te ngushte si nena, babai, motra, vellai, i te semureve ne infektiv). Per me teper kane qene ata qe u kane sjelle dhe vijojne tu sjellin te semureve ne spital ushqime e rroba duke vene ne rrezik infektimi ne si gazetare, punonjesit e policise qe ruajne karantinen dhe vete personelin e infektivit, edhe pse keta te fundit jane me te mirepajisur me mjete mbrojtese. Pra kjo eshte nje genjeshter e rradhes qe tregon se sa ka funksionuar i ashtequajturi hetim epidermiologjik dhe sa te besueshme jane informacionet e centralizuara te qeverise. Keto qe them i mbeshtes me video fakte(te familjareve para infektivit dhe intervista me ta)”. – ka shkruar ai.

Shiko tv shqip

Related Posts