Çfarë po planifikohet? Yuri Kim, Soreca dhe Norman zbarkojnë në zyrën e Bashës, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 15:00

Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe do të ketë një vizitë pasditen e sotme në selinë e PD , raportojnë burimet në media.

Takimi pritet të mbahet në orën 15:00 te selia e PD-së ku ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman do të zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Në takim pritet të jetë prezent nënkryetari i LSI Vasili dhe përfaqësuesi i PD në këshillin Politik Bylykbashi.

Mesa duket, mos arritja e dakordësisë mes palëve dje në Këshillin Politik për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, ka bërë që vetë ambasadorët të shkojnë te kreu i Opozitës së Bashkuar.

Gjithashtu, në takim mësohet se do të jetë dhe e Ngarkuara me punë e SHBA Leyla Moses-Ones.

Shiko tv shqip

Related Posts