Çfarë të pëlqen te Edi Rama? Jozefina Topalli surprizon me përgjigjen e saj

Jozefina Topalli mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku është shprehur se ajo nuk është larguar kurrë nga PD, pasi ajo është vetë Partia Demokratike.

Topallit tha se kryedemokratin Lulzim Basha do e kishte nxjerrë prej zhelesh jashtë Parlamentit, duke iu referuar shprehjes së saj në kohën kur ishte kryetare e Kuvendit.

Ajo gjithashtu i pyet se çfarë i pëlqen tek kryeministri Rama.

Pjesë nga biseda:

Topalli: Unë nuk jam larguar nga PD, unë jam PD-ja. Ata kanë marrë çelësat e PD, ka edhe enveristë aty.

Moderatori: Kë do doje në krye të Pd, Berishën apo Bashën?

Topalli:Nuk e kam votuar Bashën. Kushdo që të sihte në krye të PD, do e kishte mundur Edi Ramën që në mandatin e dytë. Ka qenë gabim dhe po e gabuan vendi. PD meritonte një demokrat në krye.

Moderatori: Çfarë të pëlqen te Rama?

Topalli: ERTV. Jep telenovela shumë të bukura.

Moderatori: Te Basha?

Topalli: Maska, ka një gjë të mirë, mban maskën. Mban atë maskën që e mendoni edhe ju.

Moderatori: Po te Meta?

Topalli: Çfarë të them?

Moderatori: Po te Monika?

Topalli: Nuk flas për gra.

Shiko tv shqip

Related Posts