‘ÇMENDEN’ KATËR KINEZË, HANË 30 KILOGRAM PORTOKAJ NË AEROPORT SEPSE NUK PRANUAN TË KRYENIN PAGESË SHTESË NË AEROPORT

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar në provincën e Yunnanit. Katër persona nga Kina kanë ngrënë 30 kilogram portokaj për të evituar pagesën e tejkalimit të peshës së bagazhit.

Sipas The Independent, burrat nuk pranuan të kryenin një pagesë shtesë në aeroport dhe në vend të kësaj zgjodhën që t’i hanin ato. Këtë vendim ata e morën pasi pagesa shtesë për kalimin e peshës së çantave të tyre do të shkonte në 34 dollarë, që i binte të paguanin gjashtë herë më shumë se që kishin paguar për të blerë portokajtë.

“Në u ndalëm aty dhe filluam t’i hanim të gjithë portokajtë, për 20-30 minuta”, ka thënë njëri nga katër burrat identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.

Ndërkohë mësohet se ngrënia e 30 kilogramëve portokaj, atyre u ka shkaktuar probleme me ulcerën e gojës. Ndërsa, veprimi i tyre është bërë viral në të gjithë Kinën pasi ishte përhapur fillimisht në rrjetet sociale këtë javë

Shiko tv shqip

Related Posts