COVID-19 i mori jetën mjekut të njohur, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjau për shkak të covid-19 në moshën 69-vjeçare.

Basha shprehet se për 40 vite mjeku Shkjau dha kontributin dhe jetën e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe se ai gjithmonë do të kujtohet dhe ndërohet për veprën e tij.

“Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës, të cilëve ai u shërbeu me përkushtim për 40 vite.

E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe”, – shkruan Basha.

Shiko tv shqip

Related Posts