Dalin emrat: Ja dy ministrat e Ramës që po hetohen për aktivitete krimanele

Lajmi që dy ministra të Ramës po hetohen nga prokuroria e Elbasanit për aktivitete kriminale, pushtoi menjëherë mediat.

Pa kaluar shumë kohë, demokrati, Edi Paloka ka folur me erma duke zbuluar sipas tij, dy ministrat nën hetim.

Sipas Palokës, dy ministrat janë Ministri i Ekonomisë Ahmetaj dhe Gjiknuri.

Postimi i Edi Palokës:

Ne media , ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zotron pergjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare

Pas Sajmir Tahirit, keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza. Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise.

Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.

Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.
Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri …??? /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment