Dashamir Shehi shpërthen ndaj Ramës: Kush është ky? Mesia! Një sulltan i vogël që bredh poshtë e përpjetë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e konsideron kryeministrin Rama si një sulltan të vogël që bredh nëpër Shqipëri, duke përdorur varfërinë e popullit shqiptar.

“Situata nuk politizohet. Nuk bëhet për të hipur një person. Kush është ky? Mesia! Ky i ndërton shtëpiat, ky i ngre çadrat, ky i ngroh fëmijët!! Çfarë është ky shtet kështu?! Ky është sulltanat, vetëm injoranca pret që vetëm nga një vjen.

Mos dil te ai popull ai është kaq hallexhi, saqë ai mendon se sikur ti kalojë ai brigadieri i zonës, ai mendon se është shpëtimtari. Një sulltan i vogël që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë, merr dhe një hoxhë me vete. Kjo është Shqipëria e 2020, me këtë do ti dalim përballë Evropës ne? Jo, jemi shumë prapa”, tha Shehi në Ora News.

Shiko tv shqip

Related Posts