Dashka nuse ky/ Donald Veshaj hyn në Big Brother dhe bën kërkesën; Dua një nuse që…

Donald Veshaj është banori i tretë që i bashkohet shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

“Dua të vë ënë provë veten time dhe është një sfidë që mendoj se nuk e kam provuar veten”, tha Donaldi.

Të çuditshme mund ta quajmë kërkesën e Donaldit për vëllain e madhe: “I kërkoj një femër që ta ketë kokën plot!”

Para se të futej në shtëpi, Donaldi mori një surprizë nga aktori Agron Llakaj, i cili teksa i uroi suksese për këtë rrugëtim të ri i kujtoi se paska qenë shumë i fshehtë për faktin se nuk ia kishte treguar që do bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme.

“Ndodhi kaq shpejt dhe i kërkoj falje Gonit, e dua shumë. Ka qenë një njeri i rëndësishëm në jetën time dhe ka investuar te unë dhe Romeo. Është hapi i parë që ka investuar në jetën time dhe i kërkoj shumë falje”, tha Donaldi.

Shiko tv shqip

Related Posts