Del në shitje Jetta 41-vjeçare me vetëm 49 mijë km të kaluara (FOTO)

Volkswagen Jetta mbetet njëri nga modelet më të popullarizuara nga Wolfsburgu, Gjermani.

Në fillim, para 41 vjetëve, dukej se Jetta mund të ishte rrezik për Golfin. Jo shumë gjatë pas debutimit botëror në vitin 1979, prodhimi i gjeneratës së parë të Jettës ka filluar në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, ku kjo limuzinë ishte mjaftë e popullarizuar, shkruan radiosarajevo.ba.

Nostalgjikët do të jenë të kënaqur nga fotografitë e gjeneratës së parë të Jettës të ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme, një veturë të cilën e ka nxjerrë në shitje Muck Automobile GmbH nga Frankfurti.
Fjala është për modelin e prodhuar më 1 mars të vitit 1984, pak para prezantimit të gjeneratës së dytë. Pronari i vetëm ka qenë një francez, i cili e ka blerë këtë Jettën para 36 vjetëve si të re.
Kjo Jetta i ka të kaluara 49,000 kilometra, është shumë e ruajtur dhe në gjendje orgjinale si jashtë ashtu edhe brenda. Po ashtu, ka motor benzinë 1.3-litër në kombinim me marshin manual me 4 shpejtësi. Ai shitet me çmim 9,900 euro.

Shiko tv shqip

Related Posts