Del vendimi, pushimet për ndërrimin e viteve do vazhdojnë deri më 6 janar

Qeveria ka vendosur që datën 3 janar 2020″>2020, e premte, ta shpallë ditë pushimi për të gjithë administratën publike si dhe institucionet e shtetit.

Vendimi bën që pushimet për Vitin e Ri të nisin nga 31 dhjetori e të vazhdojnë deri më 6 janar, datë kur rikthehet puna rutinë.

Zyrtarisht janë vetëm datat 1 dhe 2 janar, ditë pushimi. Megjithatë rëndom 31 dhjetori është ditë pushimi thuajse në gjithë administratën ose diku aplikohet orar i reduktuar.

Për 3 janarin ditë pushimiz qeveria thotë se ajo do të shlyhet gjatë muajit të parë të 2020″>2020.

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020″>2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës e datës 3.1.2020″>2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shiko tv shqip

Related Posts