Deputeti shkon me paterica në prokurori

Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja është fotografuar sot me paterica teksa ka dalë nga Prokuroria e Tiranës.

Fotoja është shkrepur nga fotografi Agim Rama, i cili shkruan se deputeti i PS-së ka qenë me paterica pasi ka pasur këmbën e thyer.

Mësohet se Rraja ka qenë në prokurori në vijim të hetimeve për cështjen e Xhisiela Malokut, pas kallëzimit të së cilës, djali i tij, Rexhep Rraja është lënë në arrest me burg për përndjekje.

Gjykata e Krujes la ne arrest me burg djalin e deputetit, nderkohe qe ai ka apeluar kete vendim, duke kerkuar lirine ne Gjykaten e Apelit./Panorama

Shiko tv shqip

Related Posts