Deputeti shqiptar godet me shuplakë drejtuesin e ekipit, publikohen pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi (VIDEO)

Dje u zhvillua finalja e madhe në kategorinë e femrave, ku u vendos për fituesin e Superligës.

Skuadra vendase priste Feronikelin, fitoi 1-0 dhe u shpall kampione. Gjatë takimit është shënuar edhe një skenë e turpshme.

Në shkallët e stadiumit nuk mungoi tensioni dhe protagonist ishte Bekim Haxhiu. Ky i fundit ka qenë nënkryetar i FFK (Federata e Futbollit të Kosovës) dhe sot është deputet i PDK-së.

Haxhiu nuk i ka kursyer fyerjet ndaj miqve, madje ka përdorur edhe duart kundër tyre. Siç dallohet në videon e Klan Kosova, ai ka goditur me shuplakë Ragip Veselin, i cili është drejtues i ekipit nga Drenasi.

Shiko tv shqip

Related Posts