Dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren në Ferizaj, arrestohet autori

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani Dardan Krivaqa. Lajmin e ka konfirmuar para protestës që po mbahet soot një zyrtar i policisë së Kosovës.

Major Mehmet Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Shiko tv shqip

Related Posts