Dje e akuzoi për humbjen e bujshme të zgjedhjeve, sot Nard Ndoka befason me deklaratën e tij për Bashën

Nard Ndoka, i cili deklaroi një ditë më parë se do të hiqte dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane, pasi nuk siguroi asnjë mandat, dhe fajësoi Bashën për humbjen e bujshme, sot i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit.

Ndoka tha se i besoi verbërisht Lulzim Bashës, duke e bërë këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe të humbjes së tij në Shkodër.

Megjithatë, duket se sot ai këtë humbje ia njeh si një fitore kreut të demokratëve. Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se Basha është fitues moral në këto zgjedhje dhe Edi Rama blerës ligjor.

“Basha fitues moral, Rama blerës “ligjor”!” shkruan Ndoka

Shiko tv shqip

Related Posts