Doktori vdes nga mbilodhja, punoi 39 ditë rresht pa pushim me pacientët me koronavirus

Një tjetër doktor ka vdekur në Kinë për shkak të situatës me epideminë e koronavirusit. Por këtë herë, nuk ka gjetur vdekjen për shkak të virusit, por “lodhjes së madhe”.

Një 36-vjeçar, Yuan Yangyang, ka ndërruar jetë një ditë më parë në një spital në qytezën Baofeng të provincës Henan, ku ka punuar për një kohë të gjatë dhe ka shërbyer si drejtor i spitalit për grupin e specializuar për viruset. “Vdekja i ka ardhur nga një atak kardiak, për shkak të mbilodhjes”, kanë deklaruar mjekët përgjegjës.

Stafi i spitalit, ka deklaruar për median se Yuan ka punuar shumë fort duke mos pushuar për 39 ditë rresht. Përveç gruas, ai la jetime edhe dy vajza të vogla. Vdekja e Yuan vjen vetëm pak kohë pas vdekjes së një tjetër doktori 32 vjeç në qytetin Hezhou të provincës Guangxi, i cili kishte punuar pararojë në luftë kundër koronavirusit për 33 ditë pa pushim që ka lënë jetime një vajzë 6-vjeçare.

Shiko tv shqip

Related Posts