Donald Trump e zbulon nëse do të kandidojë sërish për president të SHBA-ve

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dhënë intervistën e parë televizive pasi la Shtëpinë e Bardhë.Presidenti i 45-të i SHBA-ve u pyet nga bashkëshortja e djalit të tij, Lara Trump, nëse do të kandidonte sërish për President i SHBA-ve dhe përgjigja e tij ishte po, në vitin 2024. Gjatë intervistës që zgjati rreth 18 minuta, Trump foli edhe për momentin kur presidenti amerikan Joe Biden u rrëzua nga shkallët ndërsa ngjitej për në Air Force One.

Gjithashtu, Trump tregoi sesa i mërzitshëm ishte bërë Twitter-i tashmë që ai nuk është më në këtë rrjet social. Kjo ishte hera e parë që 74-vjeçari shfaqet në një intervistë televizive pasi humbi zgjedhjet kundër Joe Biden dhe u largua nga Uashingtoni.

Shiko tv shqip

Related Posts