Donaldi mori edhe aprovimin e të ëmës për lidhjen me Beatrix Ramosaj, zbulohet pse ajo ishte kundër lidhjes së aktorit me Bora Zemanin

Donaldi dhe Bora Zemanin u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare. Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.

Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.

Shiko tv shqip

Related Posts