Drejt një izolimi të ri kombëtar, mediat e vendit fqinj zbulojnë datën

Situata në Itali po rëndohet çdo ditë, çka mund ta çojë vendin drejt një izolimi të ri kombëtar nga pandemia koronavirus. Shifrat ditore janë tepër të larta dhe rekordi i rasteve të reja po tejkalohet vazhdimisht.

Indeksi i përhapjes është rritur ndjeshëm me 11 rajone që janë futur në listën e atyre që përbëjnë rrezik të lartë. Qeveria italiane po shqyrton kohën e vendosjes së bllokimit, por mediat raportojnë se kjo mund të ndodhë që prej 2 nëntorit. Nuk dihet ende fati i shkollave të mesme, për të cilat thuhet se mund të mbyllen për të kaluar në sistemin online.

E ndërsa diskutohet për një ashpërsim të masave për të frenuar valën e dytë të pandemisë koronavirus, italianët shfaqin zemërimin e tyre për ato që janë në fuqi.

Përleshje të dhunshme janë verifikuar në Firence mes protestuesve dhe policisë gjatë një manifestimi të paautorizuar. Në të morën pjesë anëtarë të grupimeve të ndryshme politike. Protestuesit lëshuan objekte të forta dhe molotov ndaj forcave të rendit, të cilat iu përgjigjën me dhunë dhe gaz lotësjellës. Bilanci i trazirave është 10 të lënduar, 4 të arrestuar dhe 20 të denoncuar.

Mgid

Shiko tv shqip

Related Posts