Dreka për shpejt e shpejt/ Omletë me perime të stinës, te ngop dhe nuk të rëndon fare

Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.

Ajo përgatitet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme e salsiçe etj.

Por mund të kombinoni edhe të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.

Sa më shumë përbërës të hidhni, aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.

Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omletës së mbushur me kërpudha, djathë, ptoshutë, perime e barishte të stinës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen.

Megjithatë, perimet mund t’i shtoni sipas preferencës suaj.

reçerek filxhan çaji me domate të freskëta të prera në copa të vogla
2 kërpudha të prera në feta (nëse preferoni t’i shtoni)
3 vezë
1 lugë gjelle me qepë të grirë hollë
2 lugë gjelle me speca jeshilë të prerë holl
Treçerek filxhan çaji me qumësht
2 lugë çaji majdanoz të grirë hollë
4 gjethe spinaq të freskët
2 feta djathë,
1 filxhan çaji me djathë të grir

ur të kenë arritur butësinë e duhur, zbrazeni tiganin dhe hidhini ato në një pjatë të vogël.

Vendoseni sërish tiganin në zjarr.

Në një enë qelqi, përzieni vezët, qumështin, majdanozin, kripën e piperin.

Kur tigani të jetë nxehur mjaftueshëm, hidhini përbërësit që të skuqen.

Kur veza të jetë mpiksur mjaftueshëm shtoni spinaqin,  fetat e djathit dhe fërgesën me domate e kërpudha.

Paloseni omletën dhe  lëreni të rrijë për pak minuta përpara servirje

Shiko tv shqip

Related Posts