Duka: Nuk kemi asnjë komunikim me Lulzm Bashën

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se përplasjet në PD janë ende të paqarta.

“PD dhe opozita janë në momente më të vështira të vetat. Lind një pyetje këtu. Kjo u bë për shkak se konfliktohen kot me njëri me tjetrin. Ka fat Rama apo kanë sajuar ndonjë gjë? A ka fat apo e ka bërë vetë? Ju bëni sikur, pse shkoni në mbledhjen e PD? Mos shkoni në mbledhje”, tha ai.

Ai konfirmoi se mes aleatëve dhe Partisë Demokratike nuk ka asnjë bashkëpunim, që pas zgjedhjeve.

“Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkëpunimi me PD. Mbase ato duke pasur problemet brenda vetes, nuk e gjejnë kohën për aleatët”, shtoi Duka për Euro News Albania.

Shiko tv shqip

Related Posts