Dy kamarierët shqiptarë i bejne te paberen italianes pas ceremonisë martesore

Dy të rinj shqiptarë të cilët punonin si kamarierë në një lokal në vendin fqinj kanë përdhunuar një vajzë 30-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur javënekaluar pas një ceremonie martesore të mbajtur në Altidona, ku të tre ishin punonjës për restorantin.

Dy djemtë shqiptarë ishin kamarierë ndërsa vajza merrej me arredimin e ambientit për ceremoninë.

Shqiptarët e kanë droguar vajzën me ketaminë dhe më pas e kanë përdhunuar.

Në fund të ceremonisë, hipi në të njëjtën makinë bashkë me dy kamarierët. Pasi e çuan në një vend të izoluar, ata e detyruan ti nënshtrohej marrëdhënieve seksuale me forcë disa herë dhe më pas e braktisen gjysmë të zhveshur në një zonë në komunën Pedaso, pjesë e provincës së Fermos. Më pas ajo telefonoi një shoqe dhe e dërguan në spital.

Aty, mjekët konstatuan plagë në trupin e saj, të nxira dhe shenja tipike të shkaktuara nga një akt përdhunimi.

E reja nuk i mbante mend të gjitha ngjarjet që i ndodhën por i kujtoheshin shumë mirë fytyrat e dy përdhunuesve.

Dy shqiptarë janë arrestuar në Fermpo të Italisë, nën akuzën se kanë përdhunuar një italiane 30 vjeçe, raportojnë këtë të premte mediat italiane.

Emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, por thuhet se në pranga është vënë një 30-vjeçar shqiptar me banim në komunën Pedaso dhe një bashkatdhetar i tij.

Shiko tv shqip

Related Posts