Dyshimet/ Në 1 maj u shfaq një sozi e Kim Jong-un (FOTO)

Veshët dhe dhëmbët e Kim kanë qenë në fokus, shumë duke krahasuar imazhe të datuara të një Kimi të ri, me fotot e fundit të javës së kaluar. Një vështrim i shkurtër i imazheve të publikuara nga makina e propagandës koreane tregonte se fotografia e Kim me dhëmbë të shtrembër është një version i edituar në mënyrë të ashpër të një prej fotove të publikuara zyrtarisht. Ish-deputetja konservatore Louise Mensch shkroi: “Nuk është i njëjti person. Nuk jam i sigurt nëse na përshtatet për të shkuar bashkë me të apo jo, por këto të dy nuk janë të njëjta.”

Jennifer Zeng, bloger që ka një qëndrim të ashpër kundër Partisë Komuniste Kineze, ndau foto të shumta që kanë fituar vëmendje në internet. Ajo shkruajti: “A po shfaqet Kim Jong-un më 1 maj? 4 gjëra për të parë: 1. Dhëmbët 2. Veshjet 3. Flokët 4. Motra”, citon Mail.

Zeng gjithashtu ndau një fotografi ku theksohej një pikë në kyçin e dorës së Kim, megjithatë, ekspertët thanë që gjatë fundjavës se kjo mund të lidhej me një procedurë kardiovaskulare, për të cilën disa besojnë se ishte arsyeja e mungesës së tij të fundit.

Related Posts