Dyshimet për vaksinat kineze, Bushati tregon çfarë do ndodhë brenda dy muajsh në vendin tonë

Deputeti i PS, Ervin Bushati thotë se vendi ynë ka një ecuri shumë të mirë të vaksinimit. Sipas deputetit, tani po vaksinohet gati 1% e popullatës në ditë dhe në 50-60 ditë vendi ynë kap imunitetin e shoqërisë, për tu kthyer në normalitet në qershor. Bushati gjithashtu shtoi se vaksinat kineze janë të teknologjisë së lartë dhe nuk ka dyshim për ciliësinë e tyre.

‘Sot Shqipëria ka një ecje shumë të mirë. Po vaksinohet gati 1% e popullatës në ditë. Po të heqësh fëmijët dhe ata që e kanë kaluar, ne i bie që për 50, 60 ditë, të kapim imunitetin e shoqërisë. I bie që në qershor të kalojmë në normalitet. Po ecën shumë mirë. Duhet një vendim ndërkohë që po të presësh studimet, dakord nuk mund të jetë 1000%. Por unë di që në 250,000 raste nuk ka patur asnjë problem me vaksinën. Dhe çfarë vaksine ke bërë ti kur ke dalë nga materniteti në 1985. Pra në 1985 as që e ke ditur a ishte vaksinë kineze, a mongoliane, ruse, në sa gradë mbahej. Nuk mund të jene njerëzit kaq egoistë. Sot janë bërë politike. Sot vaksinat e 2021-it janë më të mirat dhe të kesh këto dyshime është thjesht lojë politike. E mbaroi Izraeli , sot janë të gjithë në rrugë.

Të gjitha vaksinat janë kineze në teknologji. Pra sekuenca e RNA-së që u nda me datë 20-25 të vitit të kaluar ishte nga shkencëtarët kinezë dhe kushdo ka punuar mbi teknologjinë kineze. Asnjë nuk e ka dyshuar. Të gjitha vaksinat sot janë të bazura në teknologjinë kineze. Kina sot është shumë e avancuar teknologjikisht dhe gabimi që bëri Europa dhe bota ishte ky që, hë se është një virus në Kinë , ku i duhet çfarë bëhet andej. Kina e mbylli, e kontrolloi me gjithë teknologjinë që ka. Janë shumë përpara në inteligjencën artificiale, në rrjetet teknologjike, në 5G. Kina sot është shumë më e avancuar. Për 3 javë zbërtheu gjithë kodin e RNA-së të Covid Sarsit si virus dhe ja dha falas gjithë botës. Pra të gjitha këto janë diskutime kot.’-tha deputeti i ftuar në Ora News.

Shiko tv shqip

Related Posts