E çuditshme! Disa ditë pasi u shërua nga koronavirusi, pacientit i ndodh e papritura e hidhur

Një 70-vjeçar japonez është infektuar për herë të dytë me koronavirus, vetëm dy javë pasi u lirua në shtëpi. Burri 70-vjeçar fillimisht u infektua ndërsa ishte në bordin e anijes lundruese Diamond Princess, në shkurt.

Ai u trajtua në Tokio dhe u kthye në shtëpinë e tij në Mie pasi testet për COVID-19 dolën negative, raportojnë media lokale.

Por jo shumë kohë pasi u tha se ishte në gjendje të mirë, burri u sëmur serish edhe një herë. Ai u diagnostikua me COVID-19 të shtunën.

Kjo nuk është hera e parë që një pacient është ‘ri-infektuar’, pasi një grua japoneze u diagnostikua përsëri dy javë pas shërimi.

Shiko tv shqip

Related Posts