E ëma donte nuse Bora Zemanin, habit Atdheu me deklaratën e tij

Thashethemet e “Përputhen” na ndjekin edhe pas përfundimit të këtij spektakli. Një prej ish-konkurrentëve më të përfolur të emisionit, Atdhe Xheravina ka dhënë së fundmi një intervistë ku është vënë në siklet nga moderatorja.

Ai u pyet se cila nga vajzat e emisionit i ka pëlqyer si nuse më së shumti mamasë së tij dhe ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një nga konkurrentet por është dikush tjetër.

Rrjedhimisht mbetet Bora Zemani, si e vetmja vajzë që nuk konkurronte në “Përputhen”.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.

Shiko tv shqip

Related Posts