E fundit! Xhelal Mziu dorëhiqet nga kreu i PD-së në Kamëz, zbulohet arsyeja

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Kamëz, Xhelal Mziu, ka dhënë dorëheqje ditën e sotme nga kjo pozitë, të cilën e mbante prej shumë vitesh. Mësohet se dorëheqja e tij vjen pasi ky i fundit do të garojë për deputet.

Kujtojmë se më herët në të njëjtën mënyrë kanë vepruar duke dhënë dorëheqjen edhe krerët e PD-së në Korçë dhe në Fier.

Ndërkohë udhëzimi i kryesisë së PD-së me ndryshimet e fundit është që kushdo që garon për deputet, duhet që të japi më parë dorëheqjen nga kryesitë e degëve.

Shiko tv shqip

Related Posts