E gjithë bota e mbërthyer nga koronavirusi, Çekia merr vendimin e papritur

Republika Çeke hapi sot kufijtë e saj për udhëtime jashtë vendit, pasi shifrat zyrtare treguan një rënie në numrin e infektimeve me Covid-19.

Masa, e njoftuar nga ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech, përfaqësoi një ndryshim të befasishëm për vendin, i cili kishte qenë ndër të parët në Europë që mbylli kufijtë e saj më 16 mars.

Zyrtarët kishin këmbëngulur deri në ditët e fundit që kufizimet e udhëtimit do të mbeten deri në një afat të pacaktuar. Presidenti, Milos Zeman sugjeroi, fundjavën e kaluar, që kufijtë duhet të qëndronin të mbyllur deri vitin e ardhshëm, shkruan “The Guardian”.

Vojtch e njoftoi vendimin në një konferencë për shtyp të enjten mbrëma, por tha se udhëtarët do të kontrolloheshin nëse ata ishin të painfektuar gjatë kthimit të tyre.

“Pas kthimit, udhëtarët ose do të duhet të paraqesin konfirmimin e një testi negativ për koronavirusin, ose të detyrohen të kalojnë 14 ditë në karantinë”, -tha ai.

“Udhëtarët mund ta kalojnë përditë kufirin, nëse paraqesin një test negativ për koronavirus çdo 14 ditë”, -tha Vojtch, “një veprim që do të prekë një numër relativisht të vogël të njerëzve që jetojnë në Republikën Çeke, por që punojnë në një vend fqinj, ose anasjelltas”.

Zv.ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula njoftoi se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme deri në fund të qershorit. Kufizimet po bëhen edhe për lëvizjen brenda vendit, lejohen të mblidhen bashkë deri në 10 persona.

Çekia deri tani ka 7236 persona të infektuar me Covid-19, me vetëm 49 raste të reja në ditë. Viktimat janë 214 dhe vetëm sot janë shënuar 4.

Shiko tv shqip

Related Posts