“E njoha në 2015 Edmond Begon” Salianji: Balla gënjen, ka udhëtuar me të që në 2013

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka përgënjeshtruar përmes një dokumenti pretendimin e numrit dy të PS-së Taulant Balla, se ai është njohur me të dënuarin për drogë, biznesmenin Edmond Bego, në vitin 2015.
Salianji postoi në rrjetin social pas deklaratës së Ballës në emisionin Opinion këtë mbrëmje, një foto që tregon se Balla e Bego kanë udhëtuar edhe në vitin 2013.

POSTIMI I SALIANJIT:

57 udhëtimet Balla-Bego!

Balla Sapo tha në Opinion që e njoh nga viti 2015 ndërkohë ka udhetuar që në vitin 2013!

Datat dhe ditët mund ti shohë kushdo.

P.s. xhamia e Dragostunjës është inauguruar në Qershor 2015, jo ne fillim 2015

Shiko tv shqip

Related Posts